Bizneset

Bizneset e Breznes

Kjo faqe është e rezervuar për të gjitha bizneset që kanë lidhje me fshatin Brezne dhe interes për të marrë pjesë në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e kushteve më të mira në ushtrimin e kësaj industrie.

Duhet të keni parasysh se disa nga shërbimet që ofrohen për bizneset do jenë më pagesë pasi bizneset ushtrojnë një veprimtari përfitimi por në anën tjetër, të ardhurat nga këto shërbime do shkojnë përsëri në zhvillimin socio-ekonomik të fshatit Brezne.

Ndarja e të ardhurave do të publikohet në të ardhmen duke përfshirë mbulimet apo shpenzimet teknike të shërbimeve tona, iniciativave të ndryshe si dhe zhvillimin e ekosistemit të ideve të reja apo startup-ve.