Startup
Termi “startup” në shumë vende të botës ende është diçka e re sepse vetë modeli i krijimit të ideve të reja ka filluar të bëj një ndryshim të madh para 20 viteve. Pikërisht ndryshimet më të madha teknologjike që kemi parë pas vitit 2000 janë startup-et që kanë shndërruar idetë e tyre në korporata të mëdha si Google, Facebook dhe shumë shërbime tjera qe ne i përdorim në jetën e përditshme.
Në këtë rubrike më shumë do sjellim informacione se si ndërtohen startup-et, përkrahja, mbajtja e aktiviteteve të ndryshe dhe informacione tjera të nevojshme si bazë për të themeluar një startup.
Pas themelimit, aktivitetet tjera do kalojnë në projekte apo biznese dhe nga aty ende do ketë përkrahje në zhvillimin e mëtutjeshëm të ideve të ndryshme.
Ne mendojmë se ky model është një mundësi e mirë për të sjell ndryshime konkrete edhe në fshatin Brezne prandaj ju të gjithë që keni idenë dhe dëshirë të bëhuni pjesë e këtij komuniteti, mos ngurroni të na kontaktoni.
