Të drejtat për anëtarësim

Pjesë e shoqatës mund të jenë të gjithë personat, kudo që jetojnë dhe që kanë lidhje familjare me banorët e fshatit Brezne (nipat, mbesat, stërnipat, stërmbesat). Shoqata i përket të gjitha grup moshave me të drejta të barabarta. Vendimet për personat nën moshën 18 vjeçare sqarohen përmes një rregullore të veçantë.

Anëtaret jashtë lidhjeve familjare me fshatin Brezne nuk kanë të drejt vote por ata mund të marrin pjesë në aktivitetet e shoqatës të caktuara me një rregullore në bazë të aktivitetit. Nëse japin kontribut në interes të shoqatës, duke u bazuar në statutin dhe rregulloret tjera, ata do i quajmë anëtarë nderi në bazë të kontributit që do japin.

Si bëhet anëtarësimi

Për tu bërë anëtarë i shoqatës “Liqeni i Breznës”, ju duhet ta dërgoni kërkesën duke plotësuar formularin e anëtarësimit ose të dhënat mund ti dërgoni përmes postës elektronike tek shoqata@brezne.com

Pasi ti pranojmë të dhënat, shoqata ju dërgon faturën ku mund të bëni pagesën dhe pas konfirmimit të pagesës tuaj, ju bëheni anëtarë i plotë i shoqatës duke pasur të drejt të përdorni edhe përfitimet që shoqata i ofron.

Së shpejti do ti publikojmë edhe metodat tjera të anëtarësimit duke lehtësuar edhe më shumë procesin e pagesave apo procedurave tjera.

Pagesa vjetore

Anëtaret e kryesisë së bashku me bordin drejtues kanë vendosur që pagesa vjetore për vitin 2025 të jetë e ndarë në disa grupe duke u bazuar nga standardet e të ardhurave në secilin shtet.

Përfitimet

Listën e përfitimeve për anëtarët e shoqatës do e ndryshojmë sipas nevojës. Për momentin në planin vjetor të vitit 2025 anëtarët do kenë këto përfitime:

Lista e çmimeve:

Nr Shteti Pagesa Valuta Lokale
1 Zvicër 150 € 150 CHF Franga
2 Gjermani 120 €
3 Finlandë 120 €
4 Suedi 120 € 1300 SEK Krona
5 Danimarkë 120 € 900 DKK Krona
6 Austri 110 €
7 Belgjikë 100 €
8 Itali 90 €
9 Slloveni 70 €
10 Kroaci 60 €
11 Bosnje 50 € 100 BAM Marka
12 Shtetet tjera 100 €