Informimi

Anëtaret e shoqatës dhe lexuesit tjerë do informohen përmes disa kanaleve të informimit. Webfaqja zyrtare e shoqatës është portali i përbashkët i fshatit Brezne www.brezne.com ku shoqata “Liqeni i Breznës” ka hapësirën e veçantë tek linku www.brezne.com/shoqata dhe gjithashtu një hapësirë tek faqja kryesore e portalit si dhe sistemin digjital për menaxhim.

Shoqata ka edhe kanale tjera informuese si; rrjetet sociale (WhatsApp, Facebook) apo kanale tjera për të cilat vendos kryesia. Të gjitha këto kanale mbetën pronë e shoqatës të bazuara nga statuti të cilin mund ta shikoni në rubrikën Dokumentet.