Shkolla fillore “Shaban Shabani”

Kjo rubrikë do jetë në shërbim të shkollës fillore “Shaban Shabani” duke përfshirë të gjitha degët pasi programi edukativ nga rregullorja e portalit parasheh që të gjithë fëmijët të jenë të barabartë në përfitimin e shërbimeve publike prandaj këtu do i përfshijmë edhe ciklin e ulët në fshatrat Buçe dhe Pllavë.

Pasi që ne të gjithë kemi dëshirë që gjeneratat e reja të kenë një të ardhme më të mirë duke shpresuar se ndryshime pozitive do të vijnë kohë pas kohe, ne do sjellim disa modele nga vendet Nordike, në veçanti nga Finlanda në përkrahje të zhvillimit të sistemit edukativ përmes shkollimeve shtesë në forma të ndryshme si; kurse, shkëmbime të materialeve, shkollime profesionale dhe forma tjera sipas nevojës.

Shpresojmë se këtë përkrahje do ta kemi edhe nga stafi i shkollave, prindërit si dhe organet komunale që ky model një ditë të bartet edhe në fshatrat tjera.

Foto: Arbin Krasniqi